Face News

Politike

Berisha: At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë, kombi humbi njërin prej bijve më të shquar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një mesazh pas lajmit se prifti arbëresh, Antonio Belushi ndërroi jetë.

MESAZHI I PLOTË

At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë.

Miq, kombi shqiptar humbi këto ditë njërin prej bijve të tij të shquar, klerikëve të përkushtuar, studiueseve mendjendritur, atdhetarëve të flaktë At Antonio Belushi.

At Belushi u shkollua dhe dorëzua prift që në rininë e tij, për atë shërbimi ndaj Zotit dhe shërbimi ndaj kombit mbeten gjithnjë të pandarë. Ai i përkushtoi kombit dhe gjakut të tij të shprishur kudo që ndodhej, kauzës së drejtë të shqiptarëve, jetën e tij. At Belushi publikoi një seri revistash, librash në fushën e historisë, etnografisë, publicistikës, në të cilat ai do mbetet i pavdekshëm. Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin tejet të çmuar At Antonio Belushit, shpreh gjithashtu ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve të afërmve dhe mbarë arbëreshëve të Italisë për këtë humbje të madhe dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i At Belushit të gjeje paqen e amshuar. Amin!

Të Ngjashme

Politike

Gërvalla niset për Luksemburg për takimin e ministrave të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është nisur për Luksemburg për të marrë pjesë në takimin
Politike

‘Bashkimi, organizimi, protesta?’/ Partia Demokratike mbledh, sot, Kryesinë. Ja çfarë pritet të ndodhë

Diten e sotme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se gjatë mbledhjes do