Face News

Aktualitet Kryesore Politike

Berisha: Rama, kloun ndërkombëtar që dëmton shqiptarët dhe Europën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në samitin e Bashkimit Politik të Europës. Berisha e quajti Ramën “kloun ndërkombëtar” dhe “kukull të Xhorxh Sorosit”, duke theksuar se me sjelljen e tij ai u tall me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë.

Sipas Berishës, Rama përçmoi një proces të suksesshëm paqeje siç ishte marrëveshja në Kaukaz, duke e kthyer në tallje si në sallën e samitit, ashtu edhe në deklaratat për media. Ai theksoi se ky është shërbimi më i keq që Rama mund t’i bëjë shqiptarëve dhe Europës.

Duke kujtuar edhe fjalën e Ramës më 1 shtator në Forumin e Bledit, ku ky i fundit shpalli Europën si “kulturë paqeje” dhe SHBA-të si “luftë”, Berisha u shpreh se ky është një qëndrim hipokrit, i pavërtetë dhe thellësisht i rrezikshëm për marrëdhëniet strategjike të vendit.

Të Ngjashme

Politike

Gërvalla niset për Luksemburg për takimin e ministrave të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është nisur për Luksemburg për të marrë pjesë në takimin
Politike

Berisha: At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë, kombi humbi njërin prej bijve më të shquar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një mesazh pas lajmit se prifti arbëresh, Antonio Belushi ndërroi jetë. MESAZHI I PLOTË