Dhurata dhe Ylli së shpejti me këngë të re
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo moment, disa me zë, e disa në mendje!

Dhe këtë e vërteton më së miri shifrat e larta që numëron çdo video e postuar me këtë pjesëz të këngës më të re që akoma nuk është lancuar e plotë nga Ylli Limani dhe Dhurata Dora.
E teksa të gjithë kanë qenë në pritje të këtij projekti muzikor i cili është kthyer në hit ende pa dalë i plotë, dy artistët vendosën t’i surprizojnë ndjekësit e tyre pasditen e sotme.