Aktorja Egla Ceno ndau mendimin e saj gjatë një
diskutimi në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, mbi një fenomen ditët e sotme, ku disa vajza nuk punojnë, por zgjedhin një mashkull për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Aktorja tha se vajzat janë duke bërë dicka banale me ekonominë e një mashkulli.
“Mjerë ajo gocë që shikon çfarë pozicioni, parash ka mashkulli. Mjerë pasi jeta e saj nuk do të jetë shumë e lumtur.
Martesa në thelb ka lindur si mënyrë shpëtimi i ekonomisë së mbretërive me parë.
Sot, vajzat janë duke bërë diçka shumë banale me ekonominë e mashkullit. Janë duke shkuar në restorante luksoze. Janë në kerkim të një biznesi”, tha Egla Ceno.

