Face News

Aktualitet Bota Rajoni

Florim Rullani shqiptarët në prag të një bote të trazuar: Nevojitet unitet dhe strategji kombëtare

Bota po ndryshon me shpejtësi – dhe shqiptarët nuk mund të hyjnë të papërgatitur në epokën e re globale

Historia na mëson se luftërat botërore nuk shpërthejnë brenda natës. Ato ndërtohen për dekada me kriza, rivalitete dhe dobësim të institucioneve ndërkombëtare.
Kështu ndodhi me Luftën e Parë Botërore, që filloi të përgatitej që nga vitet 1880 dhe shpërtheu më 28 korrik 1914.
Kështu ndodhi edhe me Luftën e Dytë Botërore, ku pakënaqësia gjermane ndaj Traktatit të Versajës (1919) nxiti një proces 20-vjeçar që çoi në luftën e vitit 1939. E njëjta logjikë historike është duke u përsëritur sot.
Bota po futet në një epokë të re përplasjesh globale.
Rivalitetet e fuqive të mëdha janë rikthyer.Pikat e tensionit po shtohen.Armatimet po rriten.Stabiliteti ndërkombëtar po zbehet.Askush nuk mund të thotë me siguri se kur, por të gjithë e shohin se drejtimi është i rrezikshëm.Dhe kombet e vegjël janë gjithmonë më të goditurit kur sistemi global tronditet.
Po kombi shqiptar? A është i përgatitur?
Sot kemi një realitet të hidhur: Shqiptarët janë më të fortë se kurrë në numër, në energji, në diasporë dhe në pozicion gjeostrategjik…por më të dobët se kurrë në udhëheqje të përgjegjshme.Ndërsa bota po rreshqet drejt një epoke të tensioneve të mëdha, politika shqiptare – në Shqipëri, Kosovë dhe në çdo hapësirë shqiptare – vazhdon të merret me luks, kriza artificiale, pasuri personale dhe luftëra të brendshme. Në vend që të ndërtohet një vizion kombëtar, po shpenzohet energjia te zgjedhjet, te përplasjet partiake dhe te interesat e ngushta.
Kjo është një gabim historik.Sepse në kohë të trazirave globale, populli shqiptar duhet të ketë:

•strategji të qartë të sigurisë,
• aleanca të forta me SHBA dhe me Perëndimin,
•institucione të qëndrueshme,
• ekonomi të mbrojtur,
•njoftim të drejtë dhe të sinqertë për rreziqet,
•bashkim kombëtar mbi interesin politik.

Përballë rreziqeve globale, nuk kemi luksin të flemë.
Nuk kemi luksin të merremi me grindje.
Nuk kemi luksin të lejojmë që interesat personale të zëvendësojnë interesin kombëtar.

Nëse bota hyn në një përplasje të madhe, shqiptarët duhet të jenë:të bashkuar,të organizuar,të orientuar drejt aleatëve strategjikë,gati të mbrojnë stabilitetin, territorin dhe të ardhmen e tyre.

Historia ka treguar se popujt që nuk përgatiten, humbin.
Por popujt që planifikojnë, që mendojnë afatgjatë dhe që mbrohen me aleatë të fortë – mbijetojnë dhe fitojnë.Koha është tani. Kombi shqiptar duhet të zgjohet, të bashkohet dhe të ndërtojë vizionin e vet përpara se historia të shkruhet pa ne.

Të Ngjashme

Aktualitet Kronike

“Sot duhej të kishim njerëz para drejtësisë”, Bido: Ose është manipuluar Censi i 2011, ose janë manipuluar shifrat e 2023-it

Gjatë fjalës së tij Bido u shpreh se nuk mund të thuhet se janë larguar 220 mijë nxënës, sikundër pretendohet, pasi
Aktualitet Kronike

2.5 mln lekë për një kemp verbërie, zbulohet skema: 500 mijë mjekja me sekserin, 2 milionë komisioni

Denoncuesja foli me sekserin Loli Nushi ku u prezantua si Irena nga Divjaka dhe kishte nevojë për kemp, por për