Face News

Aktualitet Bota Ekonomi Kryesore Rajoni

Hyzer Gashi Investime shumëmilionëshe turke pritet të vijnë në Kosovë përmes Odës Ekonomike Shqiptare

 

Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare Hyzer Gashi ka krijuar kushte për të sjellë investime shumëmilionëshe në Kosovë nga Turqia
Kosovë– Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, z. Hyzer Gashi, ka pritur një delegacion të lartë nga Turqia, i cili përfshinte profesorë universitarë, mjekë specialistë, drejtues institucionesh shëndetësore dhe biznesmenë nga sektorë të ndryshëm strategjikë.

Delegacioni shprehu gatishmërinë për të sjellë investime shumëmilionëshe në Kosovë në fushat e:
• ndërtimit të spitaleve moderne,
• ngritjes së fabrikës për përpunimin e ullinjve,
• zhvillimit të industrisë së mobiljeve,
• si dhe krijimit të mundësive të reja eksporti për prodhimet kosovare.Përbërja e delegacionit turk:
•Prof. Dr. Can EYİGÖR – Profesor në Departamentin e Fizioterapisë dhe Algologjisë, Universiteti Ege.
•Prof. Dr. Hasan HAVITÇIOĞLU – Profesor në Departamentin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Universiteti Dokuz Eylül.
•Dr. Med. Ufuk AÇAR – Mjek Specialist i Syve, spitali Meydan Çallı Heath Group.
•Elif YURDAŞ – Zëvendësdrejtoresh për Rajonin e Europës, spitali Güven.
•Esil Halit CİLT – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Zhvillimit të Biznesit, spitali Güven.
•Hümeyra YENİGÜN – Kimiste, Farmaciste dhe Estetiste.
•Yunus BERKİTEN – Biznesmen në sektorin e mobiljeve dhe pajisjeve.
•İsmail BAHAR – Shitës me shumicë ushqimesh dhe ullinjsh.
•Mustafa YEŞİL – Pronar i kompanisë Yeşil Torna, specializuar në pjesë rezervë dhe mirëmbajtje për ashensorë.
•Tayan ALTUN – Eksportues i frutave dhe frutave të thata.
•Rifat Sahiti – Ish-deputet i Parlamentit të Turqisë.

Gjatë takimit, u konfirmua jo vetëm gatishmëria për investime në sektorët kyç të ekonomisë kosovare, por edhe hapja e një tregu të madh në Turqi për prodhuesit shqiptarë, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës në zinxhirin tregtar ndërkombëtar.

Një element tjetër i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është edhe krijimi i kushteve për sjelljen dhe koordinimin e gjuhës shqipe tek komuniteti shqiptar në Turqi, duke forcuar identitetin kulturor e kombëtar dhe duke afruar më shumë diasporën me atdheun.

Gjithashtu, z. Hyzer Gashi pranoi një ftesë të veçantë nga bizneset e mëdha në Izmir, Turqi, ku do të organizohet një takim dhe bashkëpunim mes bizneseve kosovare dhe atyre turke në fund të këtij viti, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe partneritete afatgjata.

Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, z. Hyzer Gashi, theksoi se Oda do të garantojë mbështetje të plotë institucionale dhe logjistike për realizimin e këtyre projekteve madhore, të cilat do të krijojnë vende të reja pune, do të fuqizojnë prodhimin vendor dhe do të hapin rrugë të reja për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt një epoke të re të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor Kosovë–Turqi, me vizion për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritete afatgjata.

Të Ngjashme

Ekonomi

Falimentet në industri rrisin me 35% numrin e personave që përfitojnë pagesën e papunësisë

Numri i personave që përfitojnë pagesën e papunësisë u rrit me 25% këtë vit, sipas të dhënave nga INSTAT. Në
Ekonomi

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 137 milionë euro në tremujorin e parë

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri në tremujorin e parë të këtij viti.