Një operacion i madh i SPAK-ut ka përfshirë Durrësin, Shijakun dhe Sukthin, duke sjellë 9 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar për vrasje, grup kriminal dhe tjetërsim pronash.
Mes të arrestuarve janë Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Në kërkim janë shpallur Aleksandër Laho dhe Aldo Avdyli, nip i kreut të grupit, Astrit Avdylajt, i cili ndodhet tashmë në burg.
Hetimet zbuluan edhe falsifikime dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit, duke përfshirë fshatrat Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj. Operacioni nënvizon përpjekjen e autoriteteve për të goditur lidhjet e krimit të organizuar me aktivitetin ekonomik të paligjshëm në zonë.

