Face News

Aktualitet Denoncim Sociale Stil

Kur Bukuria Kthehet në Rrezik – Mjekët Estetikë që Përfitojnë në Dëm të Grave

Në një epokë ku pamja fizike shpesh vlerësohet mbi shëndetin dhe sigurinë, disa mjekë dhe estetistë ne Shqipëri kanë harruar plotësisht përgjegjësinë që u imponon profesioni. Me Botox, fillera dhe procedura të tjera estetike, ata shesin premtime të bukurisë dhe fitojnë qindra mijëra, ndërsa pasojat i paguajnë pacientët.

Problemi është i qartë është kur procedurat e injektimit, nuk kryhen nga profesionistë të trajnuar dhe të licencuar, mund të shkaktojnë infeksione, deformime, alergji, dhe dëmtime të përhershme. Por ndryshe nga rreziqet, këta “profesionistë” nuk ndalen, sepse fitimi ekonomik është mbi çdo standard etik dhe moral.

Shenjat paralajmëruese për çdo paciente janë të thjeshta, por jetësore: çmime të ulëta të pabesueshme, mungesë pyetjesh për historinë shëndetësore, ambjente të papastra, refuzim për të treguar markën e produktit, dhe presion për procedura shtesë menjëherë. Kujdesi ndaj klientëve është më shumë se marketing – është detyrë dhe përgjegjësi.

Si mund të mbroheni? Verifikoni licencat dhe kualifikimet e mjekut, kërkoni informacion të shkruar për procedurën dhe produktet që përdoren, dhe mos pranoni të injektoni diçka që nuk është e qartë për ju. Nëse diçka shkon keq, dokumentoni çdo gjë dhe raportoni rastin në institucionet shëndetësore dhe Bordet Mjekësore.

Ne nuk po sulmojmë estetikën. Po kërkojmë përgjegjësi, transparencë dhe respekt për trupin dhe jetën e pacientëve. Bukuria nuk duhet të blihet me rrezikun e shëndetit, dhe askush nuk duhet të humbasë përfitimet e tij personale duke shfrytëzuar të pambrojturit.

Mjekët që abuzojnë me procedurat estetike duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale. Është koha që komuniteti të flasë dhe të kërkojë standarde të forta në estetikën mjekësore qe ndodhen ne Shqiperi këta pseudo mjekë.

Kujdesi ndaj trupit tuaj është mbi çdo fitim! Kërkoni  informacion të qartë dhe mos pranoni të injektoni asgjë që nuk e kuptoni. Bukuria nuk duhet të blihet me rrezikun e shëndetit!

Desara Bytyçi

Të Ngjashme

Stil

Modelja e ‘Onlyfans’ akuzon Kanye West, publikon mesazhet që i dërgoi ai

Modelja e “Onlyfans”, Mikaela Lafuente ka publikuar mesazhet që artisti i njohur, Kanye West ka dërguar drejt saj. Ajo i
Stil

Incidentet nuk kanë të ndalur/ Bebe Rexha për pak goditet sërisht me mjete të rënda nga fansat

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë. Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një