Face News

Aktualitet Kryesore Opinion

Kush po fërkon kambanat në Tiranë? Kur zgjedhjet lokale janë si spektakël prime-time

Tirana po përgatitet për një castingu politik — çdo parti shikon se kush aktor do të dalë më mirë në skenë, kush është më “insta”, më “viral”, më i përshtatshëm për selfie, më i aftë për premtime që tingëllojnë bukur.

PS-i duket sikur do të shfaqë versionin e vet të “figures bekim”, me emra që njihen por që tashmë janë konsumuar në sytë e shumë qytetarëve.PD-ja përpiqet të jetë si “shop e madhe me zbritje” — duke nxjerrë shumë mundësi, duke shpresuar që dikush të jetë hit.

Problemi është se në këtë “shop”, qytetari nuk po zgjedh vetëm produktin; po zgjedh edhe besimin që nuk do të kthehet në marketing.Qytetari është tani spektator, gjyqtar dhe jurist politik: ai dëgjon premtime të mëdha, por vlerëson në bazë të asaj që është bërë, jo vetëm fjalëve.

Nëse opozita zgjedh kandidatin e duhur – një emër që qytetari e percepton si i ri, me energji, i distancuar nga skandale e aspekte negative – ka gjasa reale që të vërë PS-in në sfidë serioze.

Nëse PS-i vazhdon me të njëjtat figura, të njëjtat fytyra, pa inovacion real, mund të hasë në lodhje nga votuesi dhe dëshirë për ndryshim.

Një tjetër dilemë është pjesëmarrja: sa qytetarë do të dalin të votojnë? Sa do të ndikojnë mediat, rrjetet sociale, rumorët dhe akuza? Kjo do të jetë shumë vendimtare.

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës nuk janë thjesht një sondazh, janë një reflektim i dëshirës për të parë ndryshim, jo vetëm në tavolina qeverie, por në jetët e përditshme të njerëzve — ç’do të bëhen rrugët, çfarë do të jetë transporti, pastrimi, shërbimet, mirëqenia. Kandidatët mund të flasin shumë, por qytetari tani kërkon fakte, jo vetëm fjalë.

Nga ana tjetër, opozita ka hyrë në fazën “provë zëri”: kush flet më fort, quhet kandidat. PD-ja po bëhet  si një shfaqje me shumë aktorë, por pa regjisor — secili kërkon të bëjë monologun e vet, ndërsa publiku përgjumet në sallë.

Tirana ndërkohë rri e dëgjon, e mbingopur me projekte 3D dhe premtime me dron. Qytetari i thjeshtë është kthyer në ekspert ironie: e di mirë që çdo kandidat i ri është në fakt një “version i përmirësuar” i të vjetrës, me paketë të re komunikimi dhe filtrin “hope”.

Në fund, gara për Bashkinë nuk është për kush do e pastrojë Tiranën — por kush do e ndotë më bukur fushatën.

Desara Bytyçi

Të Ngjashme

Kryesore Stil

Pas ribashkimit me Bad Bunny, Kendall Jenner rikthen postimin teksa shfaqet nudo

Që në verën e vitit 2022, Kendall ka vazhduar lidhjen e saj me reperin Bad Bunny, 30 vjeç. Ata u
Kryesore Stil

Akuzohen se nuk kanë paguar taksat, vijojnë problemet për vëllezërit Tate

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan akuzohen se nuk kanë paguar taksën mbi 21 milionë paund të ardhura nga