Faton Hajrizi u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skenderaj. Qindra qytetarë u mblodhën atje për funeralin e 39 jeçarit.Ai u vra nga autoritetet serbe me 19 korrik,disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë,ku po vuante dënimin.Si i dyshuari kryesor për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri ,me 18 korrik, derisa po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Bosnje Hercegovines.Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar.
Lamtumira e fundit për Faton Hajrizin, qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore

