Face News

Aktualitet Kronike

Pagesa në aksin Thumanë-Kashar/ Ministria e Infrastrukturës: Kalimi do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca në lekë sipas kursit të këmbimit

Në lidhje me pezullimin e kësaj pagese ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në reagim ministria thotë se sistemi i pagesës do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

THUMANË- Pagesa në autostradën Thumanë-Kashar, është pezulluar ditën e sotme për shkak të radhës kilometrike të trafikut. Mësohet se në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar pagesën deri në një moment të dytë. 

Në lidhje me pezullimin e kësaj pagese ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në reagim ministria thotë se sistemi i pagesës do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës më tej shton se deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit dhe se lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Këtë të hënë qytetarët paguan nga 2.7 euro për kalimin. Ministria thotë se pagesa do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës. Pra, diferencën sipas ministrisë e ka bërë shtesa e TVSH-së.

Të Ngjashme

Aktualitet Kronike

“Sot duhej të kishim njerëz para drejtësisë”, Bido: Ose është manipuluar Censi i 2011, ose janë manipuluar shifrat e 2023-it

Gjatë fjalës së tij Bido u shpreh se nuk mund të thuhet se janë larguar 220 mijë nxënës, sikundër pretendohet, pasi
Aktualitet Kronike

2.5 mln lekë për një kemp verbërie, zbulohet skema: 500 mijë mjekja me sekserin, 2 milionë komisioni

Denoncuesja foli me sekserin Loli Nushi ku u prezantua si Irena nga Divjaka dhe kishte nevojë për kemp, por për