Mbrëmjen e sotme, në Surrel u zhvillua një protestë ku mbështetësit e Partisë Demokratike kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në këtë marshim morën pjesë edhe deputetët Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Besart Xhaferri.
Deputeti Klevis Balliu ndau pamje nga protesta përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se qytetarët ishin mbledhur për të kërkuar largimin e Ramës. Gjatë protestës u hodhën thirrje të forta kundër qeverisë.
Sipas Balliut, Rama ka dorëzuar policinë në duart e krimit të organizuar dhe mban përgjegjësinë kryesore për pasigurinë e jetës së qytetarëve, largimin masiv të të rinjve dhe varfërimin e familjeve shqiptare. Ai i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, duke paralajmëruar se në të kundërt do të jenë vetë shqiptarët që do ta çojnë para saj.
Desara Bytyçi

