Face News

Politike

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, Meta uron Miskoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk për postin e ri.

Në një postim në “Facebook” Meta shkroi se beson se me programin e saj kjo qeveri do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Postimi:

Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan Mickoski, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Urim të veçantë edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit!

Të Ngjashme

Politike

Gërvalla niset për Luksemburg për takimin e ministrave të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është nisur për Luksemburg për të marrë pjesë në takimin
Politike

Berisha: At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë, kombi humbi njërin prej bijve më të shquar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një mesazh pas lajmit se prifti arbëresh, Antonio Belushi ndërroi jetë. MESAZHI I PLOTË