Face News

Aktualitet Kryesore Politike

Rama shpall ‘luftë’ ndërtuesve abuzivë: Arkitektët në pranga për devijimet nga plani

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Albana Koçiu dhe ministri Besfort Lamallari, prezantoi sot një paketë të re masash që synon forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike nga abuzimet.

Në qendër të ndryshimeve janë ndërtimet dhe mënyra se si ato do të monitorohen. Rama paralajmëroi se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale në rast se lejojnë devijime nga projektet e miratuara ose nuk raportojnë shkeljet. Për të frenuar abuzimet, do të krijohet edhe një listë e zezë me ndërtues e projektues problematikë, të cilëve do t’u ndalohet përkohësisht marrja e lejeve të reja.

Masat e shpallura përfshijnë:Monitorim të vazhdueshëm të kantiereve me kamera sigurie 24/7.Përdorimin e dronëve dhe një qendre kombëtare për mbikëqyrjen e territorit.Konfiskim të objekteve të ndërtuara në shkelje ose të apartamenteve të shitura disa herë.Ndëshkime të ashpra penale për devijimet nga planet dhe mosraportimin e tyre.

Gjithashtu, qeveria do të paraqesë një ligj të ri për zhvillimin dhe kontrollin e territorit, i cili pritet të përfshijë masa më të forta kundër zaptimit të hapësirave publike dhe forcimin e rolit të pushtetit vendor në këtë proces.

Sipas Ramës, këto masa synojnë të vendosin disiplinë në sektorin e ndërtimit dhe të mbrojnë interesin publik nga praktikat abuzuese që kanë dëmtuar territorin dhe qytetarët.

Të Ngjashme

Politike

Gërvalla niset për Luksemburg për takimin e ministrave të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është nisur për Luksemburg për të marrë pjesë në takimin
Politike

Berisha: At Antonio Belushi mbylli sytë përgjithmonë, kombi humbi njërin prej bijve më të shquar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një mesazh pas lajmit se prifti arbëresh, Antonio Belushi ndërroi jetë. MESAZHI I PLOTË