Shqipëria avancoi me rrugëtimin drejt familjes europiane duke zhvilluar konferencën e dytë ndërqeveritare më BE. Nga Këshilli Bashkimit Evropian mbledhur në Luksemburg, kryeministri Edi Rama e komentoi këtë zhvillim, si një të mirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe rajonin e Ballkanit perëndimor.
Jemi këtu në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme të Konferencës Ndërqeveritare që e sjell Shqipërinë më pranë BE-së. Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve”.
Këtë kryeministri e ilustroi me avancimin e reformës në drejtësi.
“Arritjet në reformën e drejtësisë ku tani kemi një sistem më llogaridhënës. Po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë. Do ta bëjmë këtë në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE. Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut. Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës.
Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto vendi të cilit mban presidencën e BE, kërkoi përshpejtim të integrimit të rajonit në unionin europian.
“Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur, për t’u siguruar që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. çështja e përshpejtimi të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor ka qenë në krye të rendit të ditës së Presidencës hungareze. E kuptojmë që BE po humbet konkurrueshmërinë, po humbet peshën e tij kur vjen fjala për politikën globale dhe ekonominë botëror. Kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për energji të re, për një stimul të ri, për të cilën kemi nevojë e do të vijë absolutisht nga hapësira e Ballkanit Perëndimor”.
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Europa nuk më të vijojë të jetë e fortë nëse nuk zgjerohet.

