Më 3 tetor 2025, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me Kolumbinë, Europol dhe Eurojust, finalizuan operacionin “Rrjeti”, duke shkatërruar një grup kriminal që trafikonte femra nga Azia Qendrore dhe Amerika Latine për prostitucion në Tiranë.
Në Shqipëri u arrestuan 7 persona, përfshirë menaxherin e hotelit ku strehoheshin viktimat. Organizatori kryesor, Lukas Betancur, u kap në Kolumbi.Vajzat rekrutoheshin përmes rrjeteve sociale dhe kërcënoheshin për të ushtruar prostitucion.
Operacioni tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.Në Shqipëri u arrestuan shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shpërdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu.
48 shtetase të huaja janë vënë në hetim për ushtrim prostitucioni, shumica e të cilave ishin akomoduar në një hotel në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.
Dritan Sukaj menaxhonte rrjetin e prostitucionit në Shqipëri dhe u siguronte akomodimin vajzave. Dy shtetas të tjerë, Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu, ishin tutorrët e disa vajzave nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel.
Të ardhurat nga ky aktivitet kriminal transferoheshin përmes kriptovalutave në llogaritë e organizatorit.

