Skandal: Eskalon kuvendi I Kosovës për shkak të përgjimeve në mes kryetares së grupit parlamentar të VV-së dhe kriminelit Milan Radoiçiç
Në audio incizimin në mes Kusari –Lila dhe Milan Radoiçiç, dëgjohet se si shefja e grupit parlamentar të VV-së, bënë pazar me terroristin Milan Radoiçiç, për emërimin e një gjykatësi në gjykatën Kushtetuese të Kosovës si dhe ligjin për pagën minimale, duke ikërkuar atij votat e dëputetëve të Listës Serbe në këmbim të disa favoreve ende të panjohura për opinionin.
Ditën e enjtë, në seancën parlametare të Kuvendit të Kosovës, situata eskaloi kur në foltore doli znj. Kusari. Ajo dhe ulëset e kabinetit qeveritar u mbështjellën nga ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, me shirit të verdhë që tregon rrezikshmërinë duke përçuar mesazhin se Qeveria e Kosovës po e rrezikon shtetin e Kosovës me konçesione e bashkëpunim, bashkë me ata që u shpallën armiq të Kosovës dhe rezikuan rendin kushtetues në Kosovë në rastin Banjska të datës 24 Shtator 2023.

