Face News

Aktualitet Kronike

“Sot duhej të kishim njerëz para drejtësisë”, Bido: Ose është manipuluar Censi i 2011, ose janë manipuluar shifrat e 2023-it

Gjatë fjalës së tij Bido u shpreh se nuk mund të thuhet se janë larguar 220 mijë nxënës, sikundër pretendohet, pasi kjo nuk është shifra reale.

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido ka folur së fundmi në lidhje me të dhënat të cilat kanë dalë nga censusi. Gjatë fjalës së tij Bido u shpreh se nuk mund të thuhet se janë larguar 220 mijë nxënës, sikundër pretendohet, pasi kjo nuk është shifra reale.

I ftuar në emisionin “Open”në News24 Bido u shpreh se duhet të shikohet sa ka qenë numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në 2011 si dhe të shikohet sa është numri i atyre që pas 12 vitesh mbaruan maturën, duke bërë matjen e të njëjtit brez nxënësish. Ai tha se në ligjin ekzsitues nuk ka përcaktime për nxjerrjen e të dhënave pre-eleminare.

“Gjithmonë në Census të dhënat pre-eleminare dhe ato përfundimtare nuk përputhen sepse ndryshon metodologjia”, tha Bido.


Në vijim ai tha se 2001 deri në 2011 kemi një rënie me 250 mijë persona, ndërsa nga 2011 deri në 2023 kemi rreth 400 mijë persona të larguar.


“Por nuk shohim retorikën sepse janë larguar shqiptarët, por goditen të dënat e Censit. Tani, unë po ju them një gjë që është tërësisht antikombëtare, e dhëna për Bashkinë e Konispolit në 2011, ku na është rritur popullsia greke në këtë zonë, duke u shtuar me 2 mijë grekë. Tani ose është manipuluar Censi i 2011, ose janë manipuluar shifrat e 2023-it, sepse nuk mund të ndodhë një dukuri e tillë”, tha Bido. Ai tha se kjo që po ndodh duke sulmuar të dhënat e Censit është anti-kombëtare dhe duhet të kishim njerëz që duhej të përballeshin me Prokurorinë sot.

Të Ngjashme

Aktualitet Kronike

2.5 mln lekë për një kemp verbërie, zbulohet skema: 500 mijë mjekja me sekserin, 2 milionë komisioni

Denoncuesja foli me sekserin Loli Nushi ku u prezantua si Irena nga Divjaka dhe kishte nevojë për kemp, por për
Aktualitet Kronike

Pagesa në aksin Thumanë-Kashar/ Ministria e Infrastrukturës: Kalimi do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca në lekë sipas kursit të këmbimit

Në lidhje me pezullimin e kësaj pagese ka reaguar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në reagim ministria thotë se sistemi