Face News

Kryesore Opinion

Tekno-konkurrenca dhe gjeopolitika

Tekno-konkurrenca dhe gjeopolitika

Lufta e re e ftohtë ndërmjet SHBA-së dhe Kinës vjen ngaqë kemi një përplasje të madhe ndërmjet dy çifligjeve të përbëra nga kapitali virtual, ai amerikan dhe ai kinez,mendon Varoufakis.

Ai e konsideron të rrezikshme për pagën ndërkombëtare tekno-feudalizmin.Sipas Varoufakis, “Po të krahasosh General Motors apo Volkseagen nga njëra anë, dhe Facebook nga ana tjetër, të gjitha kompanitë si Volkseagen apo General Motors paguajnë rreth 85% të të ardhurave të tyre, si paga për punëtorët, administratorët, administratoret e lartë.

Ata marrin afërsisht 85% të të ardhurave të korporatave të mëdha të dikurshme. Facebook paguan me pak se 1%. Pra, e gjithë kjo pasuri, e gjithë kjo qira virtuale (cloud rent) merret nga ky rreth qarkullues i të ardhurave në SHBA, në Gjermani, në Francë, kudo.

Që do të thotë se kërkesa agregate është shume e ulët. Që do të thotë se sistemi është më i paqëndrueshëm në veriun global. Kjo paqëndrueshmëri nxit tendencën për  të bërë dy gjëra.

E bën Bankën Qëndrore të prodhojë më shumë para, me qëllimin për të zëvendësuar kërkesën agregate të humbur,dhe imperializmi, gjetja e tregjeve e më shumë tregjeve të tjera”.

Opinion nga: Desara Bytyçi

Të Ngjashme

Kryesore Stil

Pas ribashkimit me Bad Bunny, Kendall Jenner rikthen postimin teksa shfaqet nudo

Që në verën e vitit 2022, Kendall ka vazhduar lidhjen e saj me reperin Bad Bunny, 30 vjeç. Ata u
Kryesore Stil

Akuzohen se nuk kanë paguar taksat, vijojnë problemet për vëllezërit Tate

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan akuzohen se nuk kanë paguar taksën mbi 21 milionë paund të ardhura nga