Face News

Sport

Tenis/ Sinner fiton ‘ATP Halle’ dhe siguron numrin 1 të botës

Është momenti i Jannik Sinner. Tenisti italian ia doli të triumfojë edhe në turneun e fundit parapërgatitës “ATP” për Slam-in e radhës, Wimbledon.

Sinner arriti të mposhtë në finale polakun Hubert Hurkacz me rezultatin 2-0 (7-6, 7-6).

Një ndeshje e fortë që zgjati për gati 2 orë pa tenistët që luftonin për çdo pikë.

Në fund, fati i buzëqeshi numrit 1 të botës, me Sinner që rikonfirmohet pretendenti kryesor për turneun e “Wimbledon” dhe kësisoj rivali për t’u mundur.

Pas kësaj finaleje, Sinner mori një lajm shumë të mirë në nisje të eventit më të madh të verës.

Jannik do të vazhdojë të jetë numri 1 i botës edhe pas Wimbledon.

Një gjë e tillë e bën Sinner edhe me më shumë motiv, pasi nuk do të ketë presionin e rivalëve për t’i marrë vendin e parë.

Pas ndeshjes, tenisti nga Tiroli i Jugut nuk e fshehu entuziazmin dhe deklaroi se në Londër kërkon të jetë fitues:

“Sfidë e vështirë, fitore fantastike dhe ndjenjë shumë e mirë. Tani fillon “Wimbledon”, mezi po pres, kam luajtur mirë duke arritur gjysmëfinalet, të shohim këtë vit. Ka shumë pak diferenca nga turneu në turne, shpresoj për një kompeticion të mirë nga ana ime dhe të jem fitues”- u shpreh 22-vjeçari.

Slami i Wimbledon do të nisë më datë 1 korrik dhe do të mbërthejë të apasionuarit pas tenisit deri më datë 14 korrik, me finalen e madhe në Londër.

Të Ngjashme

Sport

‘Ndeshja u korruptua’/ Pse dueli më i përfolur mes Spanjës dhe Shqipërisë mbetet ai i fitores 5-1 në ‘Qemal Stafa’ në 1993!

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available but the majority have suffered alteration in that some injected
Sport

Analiza e BILD: Sa keq që nuk e kemi Mats Hummels në kombëtare

Kurrë nuk e kishim filluar më mirë një kampionat evropian më parë. 2 fitore, gola 7:1 – kjo na bënte