Face News

Aktualitet Kryesore

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë dekorohet me flamuj të Shqipërisë dhe Türkiyes

Në prag të inaugurimit dhe të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është dekoruar me flamuj të Shqipërisë dhe Türkiyes.

Presidenti Erdoğan do të realizojë sot një vizitë në Shqipëri dhe do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes.

Ndërkohë, me rastin e vizitës së presidentit Erdoğan, flamuri turk është vendosur edhe në sheshet dhe bulevardet në Tiranë.

Presidenti Erdoğan do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Pas takimeve me zyrtarët, do të inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, kryeministrit Rama dhe të zyrtarëve të tjerë.

Xhamia e Namazgjasë, është ndërtuar me kontributin financiar të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacionit të Çështjeve Fetare të Türkiyes

Të Ngjashme

Kryesore Stil

Pas ribashkimit me Bad Bunny, Kendall Jenner rikthen postimin teksa shfaqet nudo

Që në verën e vitit 2022, Kendall ka vazhduar lidhjen e saj me reperin Bad Bunny, 30 vjeç. Ata u
Kryesore Stil

Akuzohen se nuk kanë paguar taksat, vijojnë problemet për vëllezërit Tate

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan akuzohen se nuk kanë paguar taksën mbi 21 milionë paund të ardhura nga