Policia e Pogradecit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur pasditen e të shtunës, ku fillimisht u dyshua për një vdekje aksidentale, por nga verifikimet rezultoi se kishim të bënim me një vrasje.
Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.
Pasi janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, viktima është goditur nga Meçe dhe më pas ka hyrë brënda lokalit, ku ka qëndruar vetëm pak minuta. Më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi të jetë një vrasje. Pritet një reagim zyrtar nga policia.
“Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi D. M., 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit për pasoje ka ndërruar jetë.
Shtetasi D. M., 29 vjes, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policise Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit;
V. S., 40 vjes, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç,për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishim kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetes”,

